×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Autoritetet amerikane hapin hetim ndaj Apple

    Insajderi
    09 August 2017 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Ndërkombëtar Tregtar hapi hetim ndaj Apple pas akuzave të Qualcomm se gjigandi i iPhone ka shkelur disa patenta teknologjike të prodhuesit më të madh në botë të çipeve mobile.

    Si rezultat Qualcomm kërkon ndalimin e shitjeve të iPhone në SHBA për ato modele që shkelin patentat e saj.

    Në fillimi të vitit Apple paditi Qualcomm duke kërkuar 1 miliard dollar  dëmshpërblim me akuzën se kompania ndjek praktika të pandershme biznesi.

    Ishte ky moment kur marrëdhëniet mes dy kompanive arritën pikën më të ulët saqë furnizuesit e Apple ndaluan pagesat e licencimit tek Qualcomm.

    Ky i fundit u kundërpërgjigj duke paditur Apple me arsyetimin se shkel gjashtë patenta të cilat përmirësojnë jetëgjatësinë e baterisë në disa modele të iPhone.

    Microsoft, Google dhe Facebook formuan një grup lobues në mbështetje të Apple duke thënë se ndalimi i shitjet së iPhone në SHBA është e dëmshme për konsumatorët.

    Hapja e hetimeve ndaj Apple është lajmi i mirë për kompaninë e cila raportoi rënie të fitimit me 40% si rezultat i mospagimit të detyrimeve nga ana e Apple.

    Licencimi i patentave është një prej bizneseve më fitimprurëse të prodhuesit të procesorëve mobile Snapdragon. /PCWorld Albanian

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark