×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Autoritetet serbe ia ndalojnë vizitën Sveçlës në Luginë të Preshevës

    Insajderi
    04 January 2024 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës i është refuzuar vizita në Luginën e Preshevës nga Autoritetet e Serbisë. Kjo vizitë ishte e paraparë që të realizohej sot me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, kryetari i këtij këshilli Nevzad Lutfiu.

    “I është refuzuar vizita nga autoritetet serbe”, tha Lutfiu.

    Theksojmë se Sveçla kishte në agjendë vizitat në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si dhe  takime me përfaqësues të Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe zyrtarë të pushtetit lokal atje

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark