×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kosova së shpejti pritet të bëhet me Agjenci për Siguri Kibernetike

    Insajderi
    28 April 2024 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme së shpejti pritet të funksionalizohet. Qëllimi i kësaj agjencie është të monitorojë dhe parandalojë sulme të ndryshme kibernetike në Kosovë.

    “Janë finalizuar dy akte nënligjore shumë të rëndësishme që ndërlidhen me themelimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike, që do të jetë agjenci ekzekutive kombëtare, e cila do të kujdeset dhe monitorojë zbatimin e masave minimale të sigurisë prej të gjitha entiteteve. Në këtë rast, do të fokusohet tek infrastruktura kritike kombëtare. Tashmë është strukturuar rregullorja dhe është e aprovuar nga kryeministri. Aktualisht jemi duke punuar në përshkrimin e vendeve të punës, pra, do të jetë agjenci e re ekzekutive, me kapacitete të reja, që synon të monitorojë dhe parandalojë sulme të ndryshme kibernetike”, tha drejtori i Departamentit për administrim të sistemeve dhe komunikimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Artan Dreshaj për Radio Kosovën.

    Ndërsa sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj, sulmet janë kryesisht të orientuara kundrejt institucioneve shtetërore dhe atyre publike private.

    “Në të kaluarën kjo ka qenë diku rreth 8 për qind, ku 92 deri në 96 për qind të sulmeve në total kanë qenë të motivuara financiarisht së bashku me motivin inteligjent. Motivi inteligjent është duke kaluar tani 20-30 për qind. Sulmet me motive inteligjente janë sulme të cilat janë të motivuara nga shtetet sponsorizuese ku personat hakerë që kryejnë sulme, mund të jenë grupe të paguara apo të ndërtuara brenda tyre, grupe të paguara nga shteti, ku në këtë drejtim ka pasur sulme nga Rusia, Kina dhe në të kaluarën edhe nga Korea”, deklaroi Hoxhaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark