Insajderi
Botë

Autoritetet turke mbyllin 130 media dhe shkarkojnë 2400 ushtarë e oficerë

Insajderi
27 July 2016 - 23:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autoritetet turke të mërkurën kanë njoftuar se kanë shkarkuar më shumë se 2400 zyrtarë ushtarak dhe kanë mbyllur më shumë se 130 media, raporton CNN-i turk, në një pastrim të madh pas përpjekjes së dështuar për puç ushtarak.

Në total janë 726 oficerë ushtarakë dhe 1684 ushtarë që janë shkarkuar, thekson ky televizion, transmeton lajmi.net.

Përveç këtyre, janë  urdhëruar të mbyllen edhe tri agjenci lajmesh, 16 kanale televizive dhe 45 gazeta.

Këto masa sigurisht se do të rrisin edhe më tej shqetësimin e  grupeve të të drejtave të njeriut dhe aleatëve perëndimorë të Turqisë.

Në anën tjetër, Ankaraja zyrtare thotë se këto masa po ndërmerren që më mos të përseritet tentim grusht shteti i ri, pasi që kjo ka ndikuar edhe në popullin turk. Për të gjitha këto, Turqia akuzon ima imamin kontrovers, Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark