×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Autostrada Nish-Merdar, Serbia ndan 200 milionë euro

    Insajderi
    26 February 2018 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja serbe e Ndërtimtarisë Zorana Mihajloviq ka deklaruar se deri në fund të vitit Qeveria e Serbisë do të mund të shpallë tenderin për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar.

    Ministrja ka thënë për RTS se Serbia ka përfunduar dokumentacionin e nevojshëm dhe se investimi në këtë rrugë, e cila ende quhet “Rruga e Paqes”, është 200 milionë euro.

    “Në buxhet kemi ndarë rreth 200 milionë euro për autostradën Nish–Merdar, e cila është e rëndësishme edhe për njerëzit tanë në Kosovë“, ka thënë ajo, transmeton koha.net.

    “Serbia po zhvillon politikë serioze dhe nuk kemi problem me paratë. Për rrugën Nish–Merdar, është përfunduar dokumentacioni projektues. Serbia është i vetmi vend nga Evropa Juglindore që ka përgatitur projekte dhe që i ka siguruat mjetet”, ka theksuar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark