×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avdullah Hoti: Fitorja e 14 shkurtit është e LDK-së

    Insajderi
    30 January 2021 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim me disa të rinj nga rajoni i Gjilanit.

    Gjatë fjalimit të tij, ai ka thënë se fitorja e 14 shkurtit do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës.

    “Fitorja ka me qenë e plotë dhe unë nuk e kam asnjë dyshim në këtë drejtim. Këta nuk zgjedhin mjete për të bërë garë politike; ndërsa ne duam që edhe garën ta bëjmë me një gjuhë të pranueshme për familjet tona”, tha Hoti, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Prandaj jemi tërhequr pak nga diskursi publik këta muajt e fundit. Por ka një muaj që jam në teren, fitorja me 14 shkurt është e LDK-së dhe e qytetarëve të Kosovës”.

    “Njerëzit tanë ta tregojnë në sy – nuk e tregojnë me sondazhe të rrejshme as me linçime, ata rrinë të heshtur dhe presin të flasin më 14 shkurt”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark