×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Avdullah Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit – kërkon zgjedhje

    Insajderi
    23 March 2023 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar sa i përket dialogut, pasi sipas tij, koalicioni mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit i ka pasur disa kushte.

    Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka përmendur disa prej “premtimeve” të Kurtit e Osmanit para se të vinin në pushtet, derisa shton se të gjitha bien në kundërshtim me marrëveshjen e Ohrit. shkruan Insajderi.

    Sipas tij vendi duhet të shkojë edhe njëherë në zgjedhje.

    Reagimi i plotë:

    Sa i përket dialogut, koalicioni Kurti-Osmani ka hyrë në kontratë me qytetarët e Kosovës më 14 shkurt 2021 me këto kushte:

    1. Nuk ka Zajednicë dhe asociacion, siç thoshin “as asi, e as ksi”.
    2. Nuk ka dialog pa kërkim falje.
    3. Nuk ka dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
    4. Rishikim/vlerësim i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme.
    5. Dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke.
    6. Reciprocitet me Serbinë në çdo gjë, që vendoset brenda javësh pas formimit të Qeverisë.
    7. Të njëjtat të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës sikurse për serbët në Kosovë.
      Marrëveshja e Ohrit bie në kundërshtim me të gjitha këto kushte. Njerëzit janë mashtruar. Duhet mandat i ri bazuar në këtë marrëveshje. Duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve me qëndrimet e reja të qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark