Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka marrë mbështetje të madhe gjatë një takimi në Lipjan.
Hoti, ka thënë se Lipjani frymon LDK dhe se qytetarët e kanë pritur në mënyrë madhështore.
“Lipjani frymon LDK! Si gjithmonë në Lipjan, pritje madhështore dhe e ngrohtë nga qytetarët e kësaj komune.Lipjani është model i qeverisjes së ndershme dhe i punës së mirë, prandaj qytetarët e këtij vendi, pa asnjë dyshim dhe hezitim, do t’i besojnë Lidhjes Demokratike të Kosovës.Na priftë e mbara!”, ka shkruar Hoti në Facebook.