Një ditë para mbylljes së fushatës zgjedhore, kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti iu është drejtuar qytetarëve.
Hoti përmes një video-mesazhi ka kërkuar nga qytetarë që t’ia besojnë votën Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila sipas kandidati për kryeministër gjithmonë e vendos interesin e shtetit përpara.
Ai ka potencuar se marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar nga ai si kryeministër është e arritura më e madhe për Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.
“Vota juaj është zëri juaj që duhet të dëgjohet fuqishëm më 14 Shkurt, për ti dhënë formë qeverisjes së ardhshme”, shprehet Hoti mes tjerash.