×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Avdullah Hoti ‘uron’ qeverinë për rritjen e çmimeve

    Insajderi
    30 March 2023 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka ironizuar me rritjen e çmimeve që po bëhet përgjatë qeverisjes së Kurtit, shkruan Insajderi.

    Hoti ka përmendur rritjen e çmimit të tatimit në pronë si dhe së fundmi atë të energjisë.

    Ai ka ironizuar duke thënë se “Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti”.

    Reagimi i plotë:

    ● 23 janar 2023 — Tatimi në pronë u rrit 100% për shumë familje.

    ● 30 mars 2023 — Energjia elektrike u rrit 15.4%.

    Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark