Arijan Ademi rikthehet te Dinamo e Zagrebit. Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili ka luajtur me kombëtaret e Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Kroacisë.
Duke nisur në këtë mënyrë aventurën e tretë me Dinamon, ekip me të cilin luajti edhe në periudhat korrik 2010-janar 2012. Dhe qershor 2012-mars 2023.
32-vjeçari ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me rekordmenët e futbollit kroat. Ademi ka fituar plot 22 trofe me Dinamon e Zagrebit.
Skuadra nuk po kalon një moment të mirë. Dhe drejtuesit kanë vendosur të besojnë sërish tek eksperienca e mesfushorit.
I cili provoi të luante në Kinë tek ekipi Beijing Guoan në fazën e dytë të sezonit të fundit. /SS/