Me disfatën e sotme të Loriana Kukës në “Tokio 2020”, është mbyllur aventura e xhudistëve të Kosovës.
Ekipi i xhudos së Kosovës shënoi sukses të jashtëzakonshëm në këtë olimpiadë.
Në krye me trajnerin Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i sollën dy medalje të arta Kosovës.
Në rrjetin social “Facebook”, trajneri më i suksesshëm nga Kosova, Driton Kuka e ka bërë një postim tejet interesant.
Ai thotë se së shpejti medaljet olimpike do të zbarkojnë në trojet shqiptare, derisa ka edhe një fjalë për ata që kanë dyshuar.
Statusi i plote i Driton Kukes:
“Samurajët Shqiptar …
Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet Shqiptare
Xhudistët e ekipit tonë me sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike!
Dy Medalje të Arta!
Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta!
Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren!
Ashtu siç ishte e arta e Majlindes.
Ekipi jemi ne që stërvisim,gëzohem e qajme së bashku në fitore e humbje,aty qëndron forca jonë e madhe!
Kemi në krye Agronin që çdo ditë duron tekat e mia të trenerit,por kjo krejt është shpaguar …
2 Olimpiada 3 Medalje të Arta!
Me dhjetra medalje Evropiane e Botërore!
Këta jemi ne!
I gëzofshim medaljet të gjithë ne,Shqiptarët kudo që jemi!
Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetra e mijëra miqve.
Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit,jeni mashtruar në llogari!
Spo flas më shumë për sojin e juaj se sdua ta prish festën e madhe!
E kam thanë edhe më heret
Me ujë,zjarr e xhudon e Kosovës ska lojë!
Kosova mbi të gjitha“./