×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Aventurorët politikë, shteti nuk u shkatërrua për 20 vite, jemi si vend nën sulm – Fatmir Limaj flet për Veriun, Qeverinë e dilemat që ka ngritur sulmi terrorist

    Insajderi
    29 September 2023 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatmir Limaj, lideri i partisë Nisma Socialdemokrate ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazetën Insajderi ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë sulmin terrorist të sponsorizuar nga Republika e Serbisë dhe se si u neutralizua ai nga Policia e Kosovës.

    Ai në këtë intervistë ka lavdëruar institucionet e rendit, në veçanti Policinë e Kosovës, por nuk është kursyer në kritika ndaj Qeverisë nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti.
    Në këto kritika ai ka qenë shumë i ashpër me ata që po e përdorin këtë operacion policor, që ai e ka cilësuar si shumë profesional, e që nga eksponentë të Qeverisë po përdorët për të ‘rrahur gjok’ nëpër rrjete sociale studio televizive.

    Sa i përket vet grupit terroristë, disa anëtarë të së cilit veç u vranë, e të tjerë u larguan në Republikën e Serbisë, ai thotë se del që i njëjti këtu nuk kishte ardhur vetëm për një aksion, por për të luftuar. Thotë se kishin edhe qëllime politike.

    Se cilat ishin ato qëllime, dhe plane të tyre, për më shumë ndiqeni intervistën e Fatmir Limajt këtu:

    Në këtë aksion, sipas Fatmir Limajt është dëshmuar një profesionalizëm i pashoq i Policisë së Kosovës, një sfidën që rrallë ndonjë polici e shteteve demokratike do ta kalonte pa pasur asnjë dëm anësor në mesin e civilëve.

    Por, ai ka qenë i ashpër në kritika kundër disa eksponentëve të Qeverisë së Kosovës që nëpër rrjete sociale studio televizive janë krekosur me operacionin policor që neutralizoi grupin e terroristëve në Veri të vendit.

    “Kjo nuk ishte ndeshje e futbollit, 3:1 për Kosovën. Është papjekuri totale”, kështu i ka komentuar ai deklaratat dhe komentet publike që i kanë pasur deputetë të partisë në pushtet e zyrtarë të Qeverisë në ditën e operacionit dhe ditët në vazhdim.

    Ai ka thënë që shteti aktualisht është nën sulm nga një fazë e re e Republikës së Serbisë që ka nisur kundër Republikës së Kosovës, që tashmë po do që me sulme terroriste ta zhbëjë shtetësinë e Kosovës dhe në fakt, sipas tij, nuk ka vend për të u shfaqur triumfal, por duhet të punohet që të ndërpritet kjo nismë e re e regjimit të Aleksandër Vuçiqit kundër shtetit të Kosovës.
    Për më shumë, intervista e plotë me Fatmir Limajn:

    Fatmir Limaj në këtë intervistë dhënë Gazetës Insajderi i ka quajtur qeveritarët aktual si aventurierë politikë, dhe ua ka kujtuar deklaratat e tyre të fushatës ku ata deklaronin që shteti është shkatërruar për 20 vite.

    Operacioni policor, që sipas tij ishte tejet profesional, sot është dëshmia më e mirë që këto deklarime ishin të pasakta dhe thotë që normalisht do të duhej të kërkohej falje nga qeveritarët aktual për këtë dhe shumë gjëra të tjera.

    Ai thotë që edhe pse tash nuk është koha, por në të ardhmen duhet të jepen përgjigje se pse erdhi situata deri këtu, që një grup terrorist të organizohet kaq i fuqishëm në veri? Se kush duhet edhe të fajësohet për këtë? Por, për këto edhe pyetje të tjera, sipas tij do të ketë kohë, por janë të pashmangshme.

    Për më shumë, më poshtë është intervista e plotë:

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark