×
  • Showbiz
  • Show

    Avokatët e P.Diddyt kërkojnë nga gjykata që t’i publikojë emrat e akuzuesve

    Insajderi
    16 October 2024 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pasi gjashtë dërguan paditë e reja kundër reperit P.Diddy, avokatët e tij i kërkuan gjykatës që të publikojë identitetin e këtyre akuzuesve. Identiteti i akuzuesve s’ishte bërë i ditur, vetëm u tha se janë 4 burra e dy gra.

    Rasti i P.Diddyt, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, ka marrë një vëmendje të madhe për shkak të numrit të akuzave që po i bëhen, përfshirë nga persona identiteti i të cilëve nuk po zbulohet, shkruan “Deadline”.

    Avokatët e tij kanë deklaruar se fama dhe pasuria e tij kanë krijuar një lloj “cirku mediatik” që rrezikon të mos ketë gjykim të drejtë.

    Ata argumentojnë se, për shkak të këtij “zhurme” që është krijuar, Combs nuk ka mënyra për të ditur se cilat akuza po përdoren nga prokuroria.

    Avokatët e Combs përmendin se, përveç një viktime të njohur si “Viktima-1” (Cassie Ventura), ai nuk di se kush janë të tjerat.

    Ata theksojnë se janë ngritur edhe disa akuza të reja, duke çuar numrin e akuzuesve në rreth 20.
    Ventura kishte paditur Combsin vitin e kaluar për abuzim dhe ai kishte paguar një shumë parash, që nuk është bërë e ditur, për ta mbyllur rastin në instanca private menjëherë të nesërmen.

    Avokatët e Combs pretendojnë se prokuroria po përpiqet të mbajë identitetin e viktimave të fshehta për sigurinë e tyre, por ata e shohin këtë si një tentativë për të zhvlerësuar Combsin.

    Ata kanë kërkuar gjithashtu që të dinë më shumë rreth akuzave për ta përgatitur mbrojtjen.

    Combs që nga muaji i kaluar është në burg në Brooklyn dhe përballet me akuzat për krime seksuale, gjykimi për të cilat pritët të fillojë në muajin maj 2025.

    Avokatët e tij po përpiqen gjithashtu të sigurojnë lirimin e tij deri në gjykim, i cili është mohuar tri herë deri më tash, përfshirë dorëzaninë prej 50 milionë dollarësh.

    Ndërkohë, një postim që reperi ka bërë në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ku ai uron ditëlindjen e vajzës së tij, sugjeron se ai mund të ketë qasje në rrjetet sociale nga burgu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark