×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokati Berisha për vrasjen Liridona Murselit: Do të hetohet edhe bashkëshorti i saj

    Insajderi
    30 November 2023 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Besnik Berisha ka folur për vrasjen e Liridona Murselit, bashkëshortes së këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli, shkruan Insajderi.

    Berisha ka bërë me dije që për rastin do të hetohet edhe bashkëshorti i saj.

    “Nuk po dua të vë dyshim se z. Murseli, që po shpreh rastin t’i shpreh ngushëllime atij dhe familjes. Por që gjithmonë merren me rezerva, është hapi i parë që hetuesit ndërmarrin në këtë rast është konfirmimi i relacioneve mes bashkëshortëve, pra intervistohen jo vetëm denoncuesit, por edhe familjarët e tyre këdo që e kanë të gjallë, me qëllim që të qartësohet çfarë relacioni kanë pasur para rastit, ekzaminohen telefonat e tyre, ekzaminohet edhe hartografia për ta parë nëse ka përshtatshmëri në mes lëvizjes së telefonit njëri ose tjetrit”, ka thënë Berisha në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark