×
  • Lajme
  • Aktuale

    Avokati: Gjendja e prindërve të Marigonës po rëndohet, po e mendojnë largimin nga Kosova

    Insajderi
    04 August 2023 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit, ka folur për gjendjen e prindërve të saj, pas shpalljes së aktgjykimit, Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm dhe Arbër Sejdiu me 15 vjet, për bashkëpunim në krim.

    Avokati Rexhepi thotë në Frontal se prindërit e viktimës kanë shkuar në çdo seancë dhe për dy vjet, prej kur ka ndodhur rasti, gjendja e tyre ka shkuar duke u bërë më e rëndë.

    “Gjendja emocionale, gjendja shëndetësore veç ka ardhë duke iu rëndu në këto dy vite”, ka thënë avokati.

    Avokati tha se në seancën ku u shpall aktgjykimi ishin prindërit dhe familja e gjerë e saj.

    Ai thotë se familjarët dyshonin se Krivaqa mund të mos dënohej me burgim të përjetshëm, duke e krahasuar me rastet e tjera të vrasjeve të grave.

    “Një ngushëllim sado i vogël se drejtësia shkon në vend”, tha avokati.

    “Kur i kanë parë disa nga provat, ata s’po mund të pajtohen me vdekjen e saj të ngadalshme dhe shumë të zorshme. S’mund ta gjejnë forcën ta tejkalojnë”, thotë avokati.

    Rexhepi thotë se familjarët e viktimës kanë disa oferta për t’u zhvendosur në shtete të tjera, por për pindërit është vendim i vështirë. Megjithatë, sipas avokatit, ata po e konsiderojnë largimin, për shkak të fëmijëve më të vegjël se Marigona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark