×
  • Showbiz
  • Show

    A është ndarë me Gracianon? Argjira shuan kureshtjen

    Insajderi
    05 May 2024 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Argjira-Graciano, janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar sidomos pas krisjes në marrëdhënien e tyre.

    Siç e dimë tashmë, marrëdhënia e tyre është në krizë, ku rreth kësaj ka folur dhe Graciano gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e ‘BBV3’. 

    Dhe pse u fol e përfol kudo, prej Argjirës nuk kishte asnjë reagim deri pak momente më herët.

    Ajo është vendosur në ‘siklet’ nga një pyetje e Ledjona Xheladinajt, ku kjo e fundit e pyeti lidhur me Gracianon.

    Argjira u shpreh se është një moment delikat dhe duhet të flitet sy më sy vetëm mes saj dhe Gracianos

    “Më dëgjo. Unë tani kam zgjedhur që të mos prononcohem përsa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private. Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një moment shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark