×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokati Halimi: Shtëpia ku jeton Kurti nuk është e Ridvan Muharremit

    Insajderi
    24 August 2023 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mahmut Halimi, avokati i biznesmenit të arrestuar nën dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore, Ridvan Muharremi, ka folur për klientin e tij dhe lidhjet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Halimi ndër të tjera ka komentuar raportimet në media se shtëpia ku jeton Kurti është shtëpia e të akuzuarit Muharremi për dallavere me rezerva shtetërore, duke thënë se këto raportime janë “trillime” dhe “nuk janë të vërteta”.

    “Nuk është e vërtetet. Absolut mund të garantoj. Ky është trill, nuk është as i bashkëshortes së tij dhe lidhje nuk ka me atë shtëpi. Shtëpia është katër katëshe ku e ka lokalin, restorantin dhe furrën. Këtë e dinë krejt Prishtina. Familja e Ridvanit janë jashtëzakonisht të njohur në Prishtinë. I njeh për njerëz të ndershëm dhe të devotshëm”, ka thënë Halimi, në emisionin “Debat Plus” .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark