×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokati i Albulena Haxhiut sulmon Besnik Berishën: Pronar i tri kompanive, është avokat i kundërligjshëm

    Insajderi
    21 July 2023 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nasuf Hasani, avokat i Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka shkruar një status në lidhje me Besnik Berishën, avokat, të cilin Haxhiu ka paralajmëruar se do ta padisë për shkak të deklaratave në medie.

    Hasani kësaj radhe është marrë me kompanitë që Berisha i drejton, duke thënë se ai i udhëheq tri subjekte ekonomike.

    Tutje, sipas Hasanit, pra avokatit të Haxhiut, Berisha kundërligjshëm e ushtron profesionin e avokatit.

    “Bazuar në regjistrat zyrtar të ARBK-së, Besnik Berisha, së paku në tre subjekte ekonomike mban pozitën e drejtorit. Pozita e drejtorit në çdo subjekt ekonomik është marrëdhënie e rregullt pune, e si rrjedhojë, Besnik Berisha, profesionin e avokatit e ushtron në mënyrë të kundraligjëshme, përkatësisht ne kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-193 për Avokatinë, në kundërshtim me Statutin e OAK-së, dhe në Kundërshtim me Kodin e Etikës Profesionale tê Avokatit”, shkruan ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark