×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Avokati i Azem Kurtajt jep detajet- Ja si ndodhi e gjithë ngjarja në Shtërpcë

    Insajderi
    08 January 2023 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Azem Kurtajt, të dyshuarit për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë. Pas seancës gjyqësore që u mbajt në Gjykatën Themelore në Ferizaj, avokati i Kurtajt ka treguar se si nodhi e gjithë ngjarja.

    Ai tha se i mbrojturi i tij ishte sulmuar me mjete dhe ishte ofenduar pak sekonda para se të ndodhte incidenti.

    Avokati Naim Ferati tha se Kurtaj kishte shtënë me armë personale dhe jo me atë zyrtare të cilën e bart për shkak të detyrës së tij si pjesëtar i FSK-së.

    Të premten pasdite i mbrojturi im së bashku me një mikun e tij ishin duke udhëtuar për në Brezovicë dhe papritur në një vend të caktuar bllokohen nga njerëz që ishin duke festuar dhe në befasi sulmohen me mjete.Në bazë të rrezikut, i njëjti ka provuar të largohet, ka qenë i bllokuar nga turma vetura e tij, në vetëmbrojtje me qëllim të spostimit apo të largimit të rrezikut, ka shkrepur një herë me armën e tij që e kishte në posedim, armën e tij personale. Ka shkrepur një herë njëherë në ajër, që të largohet masa. Për shkak të rrethanave dhe të sulmit që ka pësuar në ato momente, i njëjti është detyruar që të shkrepë edhe njëherë në drejtim të tokës, këtë rast drejt asfaltit, dhe në ato momente ka arritur të largohet nga vendi, pa qenë i informuar se dikush mund të jetë i lënduar. Ka shkuar në Prevallë, dhe nga rrjetet sociale ka kuptuar se dikush mund të jetë lënduar” – tha ai, përcjell Insajderi.

    Ferati theksoi se e gjitha ka ndodh rastësisht, nuk ka pas asnjë qëllim tjetër.

    “Nuk ka asnjë vepër ndaj tij, është një djalë mjaft i edukuar dhe i diciplinuar” – tha Ferati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark