×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Avokati i pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj paralajmëron lirimin e tij

    Insajderi
    09 March 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Azem Kurtaj, pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se me 6 janar ka shtënë me armë zjarri drejt dy serbëve në Komunën e Shtërpcës. Sot, sërish ka reaguar avokati i tij, Kujtim Kërveshi, shkruan Insajderin.

    Kërveshi ka njoftuar se Prokuroria nuk ka gjetur prova se Azem Kurtaj e ka kryer veprën penale, si rrjedhojë nuk e ka akuzuar për këtë.

    Ai ka paralajmëruar se “Drejtësia do të flet për Azemin, ka nisur jo me shpejtësinë e duhur por besoj dhe shpresoj shumë se do të flet vetëm me gjuhën e provave dhe pa vonesa si këto”.

    Me 8 janar, Gjykata Themelore në Ferizaj i caktoi një muaj paraburgim Azem Kurtajt nën dyshimin ka kryer veprat penale “vrasja e rëndë në tentative” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “ shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark