×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avokati Koci: Shqetësuese, numri i grave me shami në Kosovë po rritet në mënyrë rapide

    Insajderi
    25 June 2022 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati kosovar, Arianit Koci, po thotë se numri i grave që po bartin mbulesa në Kosovë është në rritje. Për këtë, ai tha se arsyeja është te mungesa e lirisë së lëvizjes nëpër Europë dhe se izolimi i krijon hapësirë ardhjes së një ideologjie politike fetare.

    Ndonëse thotë se e konsideron liri e të drejtë individuale, Koci s’mendon se mbulesa është identitet shqiptar.

    “Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shpreh përcaktimin fetar”.

    Koci gjithashtu pyet se a ka pasë “kaq shumë zonja apo zonjusha me mbulesa 20 apo 30 vite më herët?”.

    “Mungesa e komunikimit me Evropën, kryesisht për shkak të izolimit që na ka bërë padrejtësisht Bashkimi Evropian, është një prej arsyeve kryesore të depërtimit të ideologjisë fetare. Ideologjisë politike fetare. Thjesht është kjo punë: sa më tepër komunikon me Europën, thith prej kulturës, dokeve dhe zakoneve të saj. Në të kundërtën, strukturat retrograde që e përhapin ideologjinë politike përmes feve, e krijojnë terrenin dhe momentumin për zhvillim e vet. E për momentin, ato po lulëzojnë! Prandaj, liberalizimi i vizave dhe komunikimi me botën është esencial për neve. Këtë duhet ta kuptojë Evropa, sa nuk është bërë vonë. E kur bëhet vonë, ky do të jetë problem më i madh për Evropën se për vetë Kosovën”.

    Koci në një postim në Facebook tregoi edhe një ngjarje me të cilën është përballur një ditë.

    Postim i i plotë:

    1.

    Qëndrimi im që shamia e kokës mund të ndalohet vetëm me ligji – e jo me improvizime që po bëhen, është i njohur.

    Në fakt, besoj që baza e një shoqërie demokratike dhe e shëndoshë është liria e shprehjes.

    Kjo është arsyeja që unë ia mbroj lirinë e shprehjes, edhe ndonjë personi me të cilin nuk pajtohem thuaja për asgjë.

    E mbroj atë liri, me çdo kusht. E në kuadër të lirisë së shprehjes hyn edhe e drejta për bartjen e shamisë së kokës/mbulesës.

    2.

    Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë.

    Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shpreh përcaktimin fetar.

    A reflekton kjo identitetin shqiptar dhe përcaktimin tanë evropian?

    Aspak!

    3.

    Isha pardje në një spital. E punësuara – rreth të 30-ave të vonshme- zonjë që e njoh ka kohë, e kishte vendosur shaminë e kokës.

    Para disa muajve, nuk e ka pasur!

    Kolegja e saj ishte po ashtu me shami.

    Në pritje, edhe dy zonja ishin me mbulesë të kokës.

    .

    As në Turqi, nuk ndodh që prej gjashtë zonjave në një hapësirë, katër të jenë me shami.

    4.

    E drejtë individuale dhe liri e shprehjes?

    Patjetër!

    A kemi pasur kaq shumë zonja apo zonjusha me mbulesa 20 apo 30 vite më herët?

    Jo! Absolutisht jo!

    A reflekton kjo identitetin tanë shqiptar dhe përcaktimin tanë evropian?

    Aspak!

    Kur kanë bartur burka nënat dhe gratë shqiptare?

    Kurrë!

    Sa herë kaloj në rrugën Bajram Kelmendi (ish-Vellusha), në qendër të Prishtinës, shoh zonja me burka.

    5.

    Mungesa e komunikimit me Evropën, kryesisht për shkak të izolimit që na ka bërë padrejtësisht Bashkimi Evropian, është një prej arsyeve kryesore të depërtimit të ideologjisë fetare.

    Ideologjisë politike fetare.

    Thjesht është kjo punë: sa më tepër komunikon me Evropēn, thith prej kulturës, dokeve dhe zakoneve të saj.

    Në të kundërtën, strukturat retrograde që e përhapin ideologjinë politike përmes feve, e krijojnë terrenin dhe momentumin për zhvillim e vet.

    E për momentin, ato po lulëzojnë!

    Prandaj, liberalizimi i vizave dhe komunikimi me botën është esencial për neve.

    Këtë duhet ta kuptojë Evropa, sa nuk është bërë vonë.

    E kur bëhet vonë, ky do të jetë problem më i madh për Evropën se për vetë Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark