×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Tomë Gashi propozon kthimin e dënimit me vdekje

    Insajderi
    21 January 2024 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrasja e 18 vjeçarit nga Podujeva ka tronditur vendin. Pas publikimit të videos nga momenti kur shihen dy të rinj duke rrahur brutalisht 18 vjeçarin i cili ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes, ka ngjallur shumë reagime.

    Ndër to edhe avokati kosovar Tomë Gashi. Ai ka kërkuar që për veprat e rënda penale duhet të kthehet dënimi me vdekje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Per vepra ma te randa penale pa e kthy demimin me vdekje Shqiptaret nuk mushen mend !”, shkruan ai në Facebook

    Burgimi i përjetshëm është dënimi më i rëndë në Kosovë, i cili mund të shqiptohet në rast të kryerjes së një prej 36 veprave penale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark