×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati tregon procedurat për Naim Murselin: Policia mund t’i kthejë edhe SMS-të e shlyer në telefon

    Insajderi
    17 December 2023 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Skënder Musa deklaron se Policia e Kosovës e ka teknologjinë që mund t’i rikthejë edhe SMS-të që shlyhen nga telefonat e personave të arrestuar.

    Duke folur për vrasjen e Liridona Ademajt, avokati Musa tha se pas arrestimit të të dyshuarit Naim Murseli, ndër hapat e parë që bëhet është konfiskimi i telefonit të të dyshuarit, që përmes SMS-ve të shkëmbyer mund të zbulohen persona tjerë nëse kanë bashkëpunuar me të.

    “Në momentin e arrestimit të akuzuarit për vepër penale është rregull që të bëhet konfiskimi i telefonit dhe ai dërgohet në ekzaminim në forenzikë dhe nxirren të gjitha bisedat dhe mesazhet pavarësisht se janë fshirë ata apo nuk janë fshirë. Ka raste të caktuara kur mesazhet e fshira nuk mund të kthehen, mirëpo teknologjinë që ka Policia e Kosovës, rikuperon shumicën e mesazheve”, tha Musa në Euronews.al

    Ai ritheksoi se policia mund të rikthejë pothuajse të gjithë SMS-të që shlyhen nga telefonat.

    “Duke pasur parasysh kohën e përgatitjes së veprës penale po flas brenda territorit të Republikës së Kosovës, mund të rikuporehen pothuajse të gjithë SMS-të që ka mujtë mi përdorë i dyshuari me personat që ka bashkëpunuar për të kryer veprën penale apo edhe me persona tjerë që ka biseduar lidhur me këtë çështje, nëse ka person tjetër që ka ndikuar në çfarëdo forme qoftë në organizim duke mos përjashtuar edhe persona që ky ka besuar në ta dhe është mbështetur në ta gjatë gjithë jetës së tij publike, kemi pa edhe personalitetin e tij që të jetë një figurë me ndikim “, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark