×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati tregon se pse u shtye seanca e 53-milionshit ndaj Pal Lekaj

    Insajderi
    16 December 2022 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për shkak se ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është angazhuar në një udhëtim zyrtar për nevoja zyrtare partiake, është shtyrë seanca e paraparë për të premten, në rastin ku ai dhe  tre të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Në këtë rast, së bashku me Lekajn akuzohen edhe Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatrit, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI.

    Mungesën e të akuzuarit Lekaj, e ka arsyetuar mbrojtësi i tij, avokati Musa Damati, i cili tha për Ekonomia Online se e njoftoi gjykatën se i mbrojturi i tij ka dorëzuar dy parashtesa në bazë të së cilave me prova mbështetëse ka arsyetuar dhe ka paralajmërua mungesën e tij në këtë seancë.

    “Seanca e sotme në rastin e aferës së 53 milionë eurove, e cila është planifikuar që të mbahet pranë gjykatës Themelore në Prishtinë, është shtyrë dhe atë me kërkesën time si avokat mbrojtës i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, me arsyetimin se klienti im më ka njoftuar se është i angazhuar për nevojat e subjektit të tij politik në disa vizita zyrtare jashtë vendit, përkatësisht vizitat e ndryshme evropian, në Vjenë, Hagë dhe Londër”.

    “Andaj edhe në bazë të këtij arsyetimi është aprovuar kërkesa e mbrojtjes së ish-ministrit Pal Lekaj, dhe seanca e radhës është shtyrë për muajin shkurt të vitit 2023”, tha Damati për Ekonomia Online.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark