×
  • Showbiz
  • Show

    Avokatja: Bes Kallaku dhe Xhensila po divorcohen për të shpëtuar pasurinë

    Insajderi
    23 February 2024 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndarja e artistëve shqiptarë, Bes Kallaku dhe Xhesila Myrtezaj është kryetema e mediave rozë.

    Çifti thuhet se kanë nisur procedurat e divorcit.

    Avokatja Nexhi Beqiri ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë në lidhje me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn.

    Ajo tha se çifti kanë nisur divorcin, si një ‘manovër’ për të fshehur pasurinë e pajustifikuar.

    “Kjo përvojë ka ndodhur edhe në vende të ndryshme të botës. Çiftet të cilët ndonjëherë nuk e kanë një pasuri të vërtetuar pra që i kanë deklaruar të gjitha paratë me të cilët ata kanë vënë pasuri një vilë 300 mijë euro apo 500 mijë euro natyrisht që me një kontroll që mund të vijë për arsye të ndryshme hetimi. Bëjnë një zgjidhje martese në mënyrë ku nuk e justifikojnë dot paranë e marrë, në mënyrë që çfarë mund të shpëtojnë nga kjo pasuri”, ka deklaruar avokatja në RTSH.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark