×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bjellorusia teston armët e saj bërthamore

    Insajderi
    07 May 2024 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bjellorusia ka nisur stërvitjet ushtarake të martën, duke testuar gatishmërinë e armëve të saj taktike bërthamore. Në stërvitje forcat e armatosura të Bjellorusisë kanë testuar avionët SU-25 e po ashtu edhe sistemin raketor mbrojtës Iskander, raporton AP.

    Ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin ka thënë se stërvitja është pjesë e një inspektimi të menjëhershëm që ishte i caktuar nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bjellorusisë.

    Inspektimi i armëve të saj jotaktike nga Bjellorusia vjen një ditë pasi Rusia, një aleate e ngushtë e Bjellorusisë, ka thënë se do të fillonte testimin e armëve të saj bërthamore në fushën e betejës. Ishte hera e parë që Rusia shpalli publikisht stërvitje që përfshijnë armë bërthamore taktike, megjithëse forcat e saj strategjike bërthamore mbajnë rregullisht stërvitje.

    Armët taktike bërthamore përfshijnë bomba ajrore, koka luftarake për raketa me rreze të shkurtër dhe municione artilerie, dhe janë të destinuara për përdorim në një fushë beteje. Ato janë më pak të fuqishme se armët strategjike – koka masive që armatosin raketat balistike ndërkontinentale dhe synojnë të zhdukin qytete të tëra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark