×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Avokatja e Krasniqit: Ishte zëdhënës, rol ky që nuk përfshihej në çështjet operacionale ushtarake

    Insajderi
    05 April 2023 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, e ka nisur sot fjalën e saj hyrëse para Gjykatës Speciale.

    Ajo ka thënë se klienti i saj, ka punuar gjithmonë me emrin e tij, dhe gjithçka që ka bërë ka qenë publike, siç janë komunikatat.

    Avokatja tutje ka thënë se Krasniqi ka dëshmuar në rastin Haradinaj dhe Limaj, dhe nuk ka pasur sugjerime se ai mund të ishte i dyshuar.

    Madje sipas saj ky sugjerim nuk ka qenë as në vitin 2018, kur ai është intervistuar edhe dy herë të tjera nga Gjykata Speciale.

    “Krasniqi nuk përmendej as në raportin e Këshillit të Evropës më 2011, për ndonjë krim të mundshëm”, tha avokatja në fjalën e saj hyrëse, shkruan Gazeta Insajderi.  

    “Pas më shumë se 20 vitesh hetime të krimeve të luftës z. Krasniqi nuk është arrestuar kurrë më parë për një krim”.

    “Megjithatë, më 4 nëntor 2020, ai u soll në Hagë i prangosur. Në moshën 70 vjeçe, atij nuk ju dha një mundësi për tu paraqitur vullnetarisht. Ishte një goditje e madhe për Krasniqin dhe familjen e tij”.

    Avokatja ka përmendur disa gabime që sipas saj i ka bërë Prokuroria. I pari sipas saj është roli i z. Krasniqi si zëdhënës i UÇK-së.

    “Ne të gjithë e dimë çfarë roli ka ai, nuk përfshihet në çështje operacionale ushtarake. Ky ishte roli i tij në luftë, marrëdhënia me publikun”.

    “Gjatë kërkimit në shtëpinë e Krasniqit janë gjetur disa dokumente, kjo nuk vërteton se ai është autor, i këtyre dokumenteve. Thjeshtë gjetja e tyre në shtëpinë e tij nuk i bën autentike. Ai është historian, mbledh material për interesat e veta, studimet apo edhe librat e tij të shumtë”.

    Ajo tha se tash Prokurorisë i takon barra, të faktojë se kur janë shkruar ato dokumente, kush i ka hartuar dhe për çfarë qëllimi./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark