×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokatja Mulhaxha: Aktgjykim Lirues, pas 8 vite akuze të pabazuar

    Insajderi
    01 November 2023 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe Gjykata e Apelit ka vendosur që aktakuza kundër ish-Kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe të akuzuarve të tjerë të hidhet poshtë.

    Për këtë vendim, Aurora Mulhaxha, avokate e Vehbi Gecit konsideron që për 8 vite ka pasur aktakuzë të paligjshme nga Prokuroria Speciale.

    “Kolegji shqyrtues, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve nga fjala përfundimtare e mbrojtjes, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale ka konstatuar se nuk është vërtetuar se i mbrojturi im Vehbi Geci, dhe te pandehurit tjere Qemajl Mustafa, Hatixhe Daku, Qefsere Sadriu, Ilaz Rashiti, Musa Nasufi, Muhamet Kastrati, Fatmir Halili, Drita Bajrami, Agim Hoxha, Ramush Musliu, Selvije Shefkiu, Ganimete Kastrati, Shemsedin Qerimi, Merita Canaj Shabani, Ibrahim Foniqi, Hamdi Ismajli, Fadil Osmani, Heset Asllani, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Naser Sylejmani, Zeqirja Fazliu, Azem Mujku dhe Nazim Jashari, Avdil Pireva, Rrustem Hajdari, Florim Zuka, Skënder Imeri, Naser Mehmeti, Mejdi Ahmeti, Asllan Asllani dhe Asllan Syla, kanë kryer veprat penale të cilat ju viheshin në barrë”, ka thënë Mulhaxha për Insajderin.

    Sipas saj, dhe sot pas 6 viteve, “të ndjekur me një Akuze te pambeshtetshme nga Prokuroria Speciale, për veprat penale Krimi i organizuar, nga neni 274 par. 2 të KPPK-së, lidhur me veprën penale Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga Neni 339, par. 3 lidhur me par. 1 të KPPK-së, u vërtetua pafajësia e te mbrojturit tim dhe te pandehurve tjerë”.

    “6 vite plotë mund, sakrificë, rrugëtim i gjatë, ku për asnjë moment mbrojta nuk ka qenë e vështirë e gjithmonë nën respektim të Kodit të Procedurës penale, e vështirë ka qene pamundësia ime ta paraqes para trupit të respektuar Gjykues vajtjen shpirtërore, emocionale, morale dhe financiare te të mbrojturit tim, te reflektuar në mënyrën e shkatërrimit të përditshëm të tij”, ka thënë ajo.

    Sipas Mulhaxhës, artikulli 11 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të Kombeve të Bashkuara, barra e provës i takon prokurorisë, e cila duhet të mbledhë dhe të paraqesë mjaft dëshmi bindëse për të bindur trupin gjykues, i cili është i kufizuar nga ligji që të marrë parasysh vetëm prova dhe dëshmi që janë ligjërisht të pranueshme dhe të marra në mënyrë të ligjshme, që i pandehuri është fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm.

    “Nëse pas punës së prokurorisë mbetet dyshim i arsyeshëm, atëherë i akuzuari duhet të shpallet i pafajshëm, ku sot Gjykata ne tërësi e mbështeti besueshmërinë e këtij artikulli”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark