×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokatja trondit me deklaratën: Nëse e çon burrin në Polici e i kthehesh, ti e dashuron dhunuesin, po ki nevojë për dhunim

    Insajderi
    17 April 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një deklaratë skandaloze është lëshuar sot në një debat televiziv në vend. Në kohën kur gratë po vriten lirshëm nga burrat. Një ditë, pas ngjarjes tragjike, ku një burrë vrau gruan e tij në Pejë, e një ish-bashkëshort një grua tjetër në Ferizaj.

    Avokatja, Adelina Hoxha ka tronditur me deklaratën e saj se “nëse e çon burrin polici, e i kthehesh i bie që po e dashuron dhunuesin”.

    Hoxha shkon më tej duke thënë se fajtorë janë ato që falin, dhe japin rast të dytë apo edhe më shumë.

    “Në momentin që unë e çoj burrin në burg e çojë para procesit gjyqësor për dhunë, edhe unë kthena prapë me bashkëjetu me të, unë e mbajë përgjegjësinë. Unë jam ajo shkaktar që e kam shty atë. Ti do të thotë po e dashuron dhunuesin, ki nevojë për dhunim…”, u shpreh ajo sot në Kosova Today.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark