×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    AVONET: Mbyllja e Klan Kosovës, ndërhyrje politike, Qeveria t’i mbajë “duart” larg nga mediat

    Insajderi
    28 July 2023 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, ka reaguar edhe rrjeti i OJQ-ve “Avonet”.

    Avonet thekson se e konsideron mbylljen e Klan Kosovës si ndërhyrje politike në lirinë e medieve.

    “Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET, shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me vendimin e fundit të Ministrisë së Ndërrmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë për të mbyllur Mediumin Klan Kosova, përmes refuzimit të ankesës së kësaj të fundit. Ky vendim politik paraqet një shkelje serioze të lirisë së shprehjes dhe pluralizmit të medias, vlerave kryesore të një demokracie funksionale.” – shkruan në deklaratë ndër të tjera.

    Deklarata e plotë:

    AVONET: Mbyllja e Klan Kosovës, ndërhyrje politike, Qeveria t’i mbajë “duart” larg nga mediat

    Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET, shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me vendimin e fundit të Ministrisë së Ndërrmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë për të mbyllur Mediumin Klan Kosova, përmes refuzimit të ankesës së kësaj të fundit. Ky vendim politik paraqet një shkelje serioze të lirisë së shprehjes dhe pluralizmit të medias, vlerave kryesore të një demokracie funksionale.

    E konsiderojmë vendimin e Ministrisë si arbitrar, pa bazë ligjore të qartë dhe të paqëndrueshëm, duke u manifestuar me impakt negativ në një mjedis të lirë dhe të hapur të informacionit.

    Mediumi Klan Kosova ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e debatit publik, informimit të qytetarëve dhe avancimin e transparencës në shoqërinë kosovare. Ndërkohë, përpjekjet për të mbyllur dhe penguar funksionimin e medieve të pavarura, veçanërisht me qëllime politike, shkaktojnë një goditje të rëndë për lirinë e shprehjes dhe të informacionit dhe po cenon seriozisht sigurinë juridike në Republikën e Kosovës.

    Ne si Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET, kemi një qëndrim të fortë në mbështetje të lirisë së shtypit dhe të shprehjes në të gjithë botën, përfshirë edhe në Kosovë. Kjo liri e shenjtë e të shprehurit duhet të mbrohet dhe të respektohet përgjithmonë, pa asnjë ndikim politik apo ndërhyrje të paligjshme.

    Ne ftojmë Qeverinë e Kosovës, dhe veçanërisht Ministrinë e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, të rishikojë vendimin e tyre dhe të sigurojë një mjedis të lirë dhe të hapur për mediat, duke respektuar vlerat demokratike dhe të shtypit të lirë. Gjithashtu, ftojmë mediat e tjera, shoqërinë civile, institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të shprehin zërin e tyre për mbrojtjen e pluralizmit të medias dhe të lirisë së shprehjes.

    Së bashku, të gjithë duhet të kujdesemi për të siguruar që Kosova të mbetet një vend ku liria e shtypit është e garantuar dhe ku mediat kanë liri të punojnë pa ndërhyrje të paligjshme, duke ofruar informacionin e nevojshëm për një shoqëri të informuar dhe të përgjegjshme. Vetëm në këtë mënyrë, mund të ndërtojmë një Kosovë më të fortë dhe më demokratike për të gjithë qytetarët e saj.

    #meKlanKosovën

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark