×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    AVONET: Qasja e ministres Haxhiu e padrejtë dhe shkelje e rëndë e pavarësisë së gjyqësorit

    Insajderi
    25 March 2023 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen anti-kushtetues të Ligjit për Këshillin Prokurorial, shkruan Insajderi.

    AVONET ka shprehu shqetësimin duke thënë se qasja e ministres Haxhiu është e padrejtë dhe nuk respekton pavarësinë e sistemit gjyqësor.

    Në vend që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta zbatojnë atë, ata po kërkojnë t’i nënshtrohen Këshillit Prokurorial dhe sistemit gjyqësor ndërhyrjeve të paligjshme. Ky është një shkelje e rëndë e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe e parimeve të shtetit ligjor“, thuhet në komunikatën për media.

    Tutje, AVONET ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor.

    Për të ndërtuar një shoqëri të ndershme dhe të barabartë, është e nevojshme që të gjithë institucionet e shtetit të kenë pavarësi dhe të jenë të ndara nga interesat politike dhe ekonomike. Kjo praktikë e krijuar nga reagimet e vazhdueshme të anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës është një precedent shumë i rrezikshëm për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës“, thuhet në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark