×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Azemi: Komuna e Prishtinës mos të llogarisë në 120 teknikë nëse nuk ua rritë pagat

    Insajderi
    24 March 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teknikët e dhjetë shkollave në Prishtinë do ta pezullojnë punën, ka njoftuar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

    Azemi ka paralajmëruar se greva do të fillojë të martën, nëse këtyre punëtorëve nuk u rritet rroga, të cilën aktualisht e kanë 250 euro.

    Sipas Azemit, 250 euro nuk u mjaftojnë udhëheqësve shtetëror as për dy ditë, prandaj është “mëkat” që për një muaj punëtorët teknikë të paguhen aq.

    “Në 10 shkolla, punëtorë teknike nuk kanë punuar, pasi që Komuna e Prishtinës ua ka qitë rrogën 300 euro, neto 250 euro”.

    “Komuna e Prishtinës ende nuk ka dalë me version zyrtar për ndryshimin e kësaj page. Sot, është marrë vendim që nëse deri të hënën në ora 4 nuk kemi dokument zyrtar për rritjen e pagave, të martën në orën 12 do të ulemi dhe nëse kërkesat tona nuk janë të kënaqshme, do të hyjmë në grevë dhe nuk do të kryejmë asnjë shërbim”.

    Ai ka thënë se ky vendim është i prerë, e nësë nuk rriten pagat “komuna e Prishtinës të mos llogarisë në mbi 120 punëtorë”.

    “E keqja është se po manipulohet me djersen e punëtorëve, për shkak të interesave të njerëzve për përfitime personale”.

    “Me 250 euro, udhëheqësit tanë shtetërorë nuk i kalojnë as dy ditë. Nëse mbetet kjo pagë që është, Komuna e Prishtinës të mos llogarisë në mbi 120 punëtorë. Është vendim i prerë, ne nuk do të punojmë me këtë pagë”.

    “Komuna ka mjaft mjete, sikur mos të kishte pasur, do e kishim kuptuar. Këto mjete në vend që të shkojnë ne pagat e punëtorëve, shkojnë në xhepin e atyre që përfitojnë”, ka thënë Azemi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark