×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemi: Zyra e kryeministrit pastrohet nga punëtori që paguhet 130 euro

    Insajderi
    02 May 2023 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i sindikatës së pavarur të sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se qeveria nuk e mbajti fjalën për rritjen e pagës minimale.

    Azemi në T7 thotë se madje as premtimi për rritje në 250 nuk u mbajt, ndërsa përmend deklaratën e Kurtit para ardhjes në pushtet se nuk do të ketë pagë nën 350 euro.

    “Ka thënë se nuk do të ketë pagë ndër 350 euro, sepse edhe me këtë pagë nuk do të mbijetohet. E keqja është kjo se njerëzit nuk po i mbajnë premtimet, por edhe më keq se nuk po ja lejnë shej hiq”, tha ai.

    “Madje cka është më e keqja. Zyra e Kryeministrit pastrohet nga një punëtor që paguhet 130 euro”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark