×
  • Showbiz
  • Show

    “Baba me mentalitet patriarkal”, si do të ndikojë në personalitetin e Kejsit hyrja e Sabianit në Big Brother Albania?

    Insajderi
    13 March 2023 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me hyrjen e Sabianit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” romanca e Krist Aliajt me Keisi Medinin u kthye në një telenovelë më vete. Dyshja gjithë kohës janë në mbikqyrjen e babait të Keisit, gjë e cila Kristin në veçanti e ka vendosur në një pozitë jo të lehtë. Me 4 mars të këtij muaji Sabiani (babai i Kejsit) u bë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother Albania’, ndërkohë që prezenca e tij solli dinamika të reja në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri. shkruan Insajderi.

    Sabiani që në fillim ishte shprehur haptas kundër romancës së Keisit me Kristin. Derisa ai i kishte thënë vajzës së tij që është mërzitur shumë me të dhe se e kishte porositur që jashtë që mos krijionte lidhje në shtëpi. Ndërkohë Kristi ishte shprehur se hyrja e Sabianit në lojë është presion i madh për të.

    “Nuk jam mësuar me këtë. Nuk është çështje përballimi, çështja është ça do bësh? Është shumë, është presion mbi mua dhe mbi atë vetë. Kupton? Unë jam dakord që duhet ta marr seriozisht, jam shumë dakord, por kjo është nivel tjetër. Kemi 8 ditë që jemi bashkë”, kishte deklaruar Kristi.

    Tashmë janë bërë dhjetë (10) ditë qëndrimi të Sabianit brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ dhe ende është duke u komentuar kontrolli i tij mbi lidhjen e vajzës së tij Kejsit me Kristin.

    Jo më larg se dje teksa të gjithë banorët ishin duke ngrënë, Luizi ka pyetur Kristin se nëse ka dëshirë që të martën të largohet nga shtëpia Sabiani. Kristi nuk ka mohuar se e ka një dëshirë të brendshme.

    “Ka një dëshirë brenda meje, që do që një njeri që mbikëqyr një marrëdhënie, me prezencë, dua që të eliminohet ajo gjë. Se dua që të zhvilloj atë gjë me Keisin”, u shpreh Kristi duke e treguar qartë se ndihet nën mbikëqyrje dhe presion.

    Hyrja e tij dhe qëndrimi i tij në shtëpi, pati ngjallur edhe reagime të shumta, duke u konsideruar, presion dhe kontroll i madh ndaj vajzës.Gazetari shqiptar Flavio Qarri, e kishte cilësuar si vendim shume të gabuar hyrjen e tij.

    Unë sa herë del Sabiani në TV, unë e ndërroj kanalin. Po ik o budalla shife gocën nga TV. Po ça do ai aty, pas vajzës. Hyrja e tij është shumë e gabuar“, kishte thënë ai.

    Mes reagimeve ka qenë dhe moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, e cila teksa postoi një foto në InstaStory, u shpreh se hyrja e këngëtarit është totalisht një dhunë psikologjike për vajzën e tij.

    “Pertej shakas,kjo qe ndodhi s’është aspak normale jo për pjesën e spektaklit se was the funniest, por eshte totalisht unhealthy jo vetem si mardhenie por totalisht një dhune psikologjike dhe kontroll i frikshem i femijes,sidomos vajzes! Ky ishte mesazhi dhe shembulli me i gabuar ever”, u shpreh Einxheli.

    Edhe moderatorja shqiptare Klea Huta ishte shprehur se nuk është dakord me vendimin e Sabianit sepse kështu ai kushtëzon lirinë e vajzës së tij.

    Me gjithë respektin Sabian, vendimi që ke marrë është më i gabuari. Ku është liria e veprimit, vendimit, zgjedhjes?“, kishte shkruar Klea.

    Kundër hyrjes së tij ishte edhe ish banorja e Big Brother VIP Albania 1 Beniada Nishani, ku sipas saj ky vendim i tij është i gabuar sepse e kushtëzon Keisin dhe nuk i jep liri.

    Si fëmijë nuk do kisha pasur dëshirë që babi im të ishte futur në “BBV”, nëse do futej do kisha dalë sepse është eksperienca ime, unë si prind do e kisha lënë vajzën time sepse ai e di cfarë vajze ka dhe do e kishte mbështetur nga jashtë, por jo ti rrish fëmijës në kokë sepse do ketë frikë dhe nuk do jetë vetvetja 100 %…”, ishte shprehur ajo.

    Ndërkohë që një kontroll dhe presion të tillë të babait ndaj vajzës, madje duke e shfaqur edhe hapur në opinionin publik. Sociologu Jeton Brajshori, për Gazetën Insajderi tha se ky kujdes i tepërt shpesh shkakton më shumë dëme dhe pasiguri.

    “Shoqëria jonë asesi ta kaloj sistemin patriarkal! Prindi ka për obligim që të kujdesët për fëmijët e vet, por ky kujdes i tepërt shpesh shkakton më shumë dëme dhe pasiguri se sa që e arrin qëllimin e duhur. Në rastin në fjalë vajza është e moshës madhore dhe se aty ka hyrë me vetë dëshirë duke e ditur që është një reality show që përcillet 24/7 me kamera”.

    Tutje Brajshori shtoi se kjo gjë do të ndikoj keq te Kejsi, madje ai tha se ajo do të bullizohet dhe paragjykohet nga shoqëria pasi siç ka tha ai për çdo gjë që bën Kejsi do t’i pasoj pyetja “a e ke pyetur babain?.

    Reagimi i tij jashtë shtëpisë dhe futja brenda shtëpisë tregon qartë se mentaliteti i tij është strikt patriarkal me tendenca të kontrollit mbi jetën e vajzës së tij. Këtu kemi të bëjmë me dy elemente kyçe të cilat shkaktojnë luhatje të personalitetit të vajzës. E para prindi nuk ka besim në vajzën e vet, duke e paraqitur atë të dobët dhe naive para gjithë opinionit shqiptarë.

    E dyta kur prindi flet në emër të vajzës ai automatikisht e bën atë të paaftë dhe këtu shpërfaq edhe paaftësin e vet si prind, pra nuk ka qenë në gjendje që të krijon një raport të tillë mirëbesimi me vajzën pa marrë parasysh se sa e don. Kjo vajzë do të bullizohet dhe paragjykohet nga shoqëria pa fajin e saj, të gjithë do ta drejtojn gishtin kah ajo, për çdo gjë që bën do të pasoj pyetja “e ke pyetur babain”?. Kjo do të ndikoj dukshëm në personalitetin e saj duke e bërë të jetë e pasigurt pë çdo vendin që merrë“.

    Derisa, për fund Sociologu Brajshori shtoi se secili prind duhet të ia siguroj privatësinë që i duhet vajzës së tij.

    Prindi nëse ja do të mirën vajzës duhet qysh nga fëmijëria e hershme të bisedoj me të për tema të ndryshme dhe duke i siguruar asaj privatsin që i duhet. Fatkeqësisht ky është vetëm një rast që e shohin në televizion, por këso raste kemi qindra në shoqërin tonë!“, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark