×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Babai desh vrau veten”, vajza e Lasgush Poradecit: Refuzoi të shkruante poezi për Enver Hoxhën

    Insajderi
    02 February 2024 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vajza e poetit të njohur, Lasgush Poradeci, Marie Gusho, ka zbuluar se  babai refuzoi të shkruante poezi për liderin komunist Enver Hoxha, madje kur ia kërkuan desh vrau veten.

    Ajo tha se regjimi komunist ka ndikuar shumë te lumturia e familje së saj, pasi kanë kaluar shumë vuajtje.

    Sipas Maries, sërish po vijon e njëjta situatë, pasi aktualisht i kanë vjedhur tokat te Liqeni i Pogradecit dhe librat e babait nuk janë më në bibliotekat e shkollave.

    Ai nuk shkruante poezi për Enverin. Ai ka dashur të vrasi veten pasi nuk donte të shkruante për të. Shiko, nuk dua ta dramatizojë, por jeta e imja, as e Kostandinës dhe as nënës sime nuk ka qenë e bukur pranë atij njeriu. Edhe ai vetë për familjen e vetë mendonte një jetë tjetër, të cilën na e vodhën, nuk na e lanë ta bënim, por këtë jetë që na e vodhën atëherë, na e vodhën dhe tani. Tokën te liqeni na e kanë vjedhur, me shtëpinë tallen, librat e babait tim nuk janë në bibliotekën e shkollave”, u shpreh ajo në emisionin “Pas Mesnate”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark