×
  • Showbiz
  • Show

    Babai nxjerr të bijën nga “Big Brother” pasi u lidh me një të moshuar, ky i fundit e paditë atë

    Insajderi
    20 October 2023 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një intervistë së fundmi shoku i Massimiliano Varrese ka treguar se ai do ta hedhë në gjyq babain e Heidit, për prishje imazhi, pasi në “Grande Fratello” ai u shpreh se Massimiliano ishte shumë i madh për vajzën e tij, madje edhe e akuzoi se e kishte keqtrajtuar.

    “Ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion,-kështu u shpreh Genti babai i shqiptares Heidi Baci në “Grande Fratello” kur u bë pjesë e spektaklit për të marrë me vete të bijën.

    Për ata që nuk e dinë Heidi Baci ishte shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” këtë sezon dhe e la në mes garën me kërkesë të babait të saj.

    Brenda shtëpisë ajo u njoh me një 47-vjeçar, Massimiliano Varrese dhe filloi të krijonte raport intim me të gjë që shqetësoi të atin, i cili në një puntatë live i kërkoi të bijës ta linte shtëpinë dhe e mori me vete.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark