×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i serbit që futi rusët ilegalisht në Kosovë zyrtar në Komunën e Podujevës

    Insajderi
    09 August 2017 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia vendosi sot në mbrëmje që të deportojë nga vendi 6 shtetasit rus dhe 5 serbë pasi ata kaluan kufirin ilegalisht.

    Ata nuk u falën dhe u dënuan edhe me gjobë monetare në vlerë prej 250 eurove. U fal vetëm e mitura 15 vjeçare që ishte me shtetësi ruse.

    E kjo 15 vjeçare është një nga mbesat e Radisav Peroviqit, zyrtar për komunitete në Komunën e Podujevës, banor  i fshatit Metregovc të kësaj komune, raporton Insajderi.

    Peroviq ka thënë për Klan Kosovën se grupi i serbëve dhe rusëve që hynë ilegalisht në Kosovë nuk kanë pasur ndonjë qëllim të keq dhe se ata kanë pasur qëllim të vizitojnë familjen e tij në këtë fshat.

    Madje tre nga 11 të arrestuarit janë fëmijët e Peroviqit që është banor serb i këtij fshati.

    “Një djalë i imi jeton dhe punon në Rusi dhe disa shokë i kanë ardhur nga Rusia për të shikuar sesi jetojnë këtu”, ka thënë Peroviq.

    Peropviq thotë se pos dy shtetasve rus që ishin miqtë e djalit të tij të gjithë të arrestuarit e tjerë i ka familjarë të ngushtë.

    Ai shtoi se disa nga nipërit dhe mbesat kanë lindur në Rusi dhe për këtë arsye ata kanë shtetësinë e këtij vendi.

    E arrestimi i tyre sipas Peroviqit ka të bëjë për faktin se në fshatin kufitar me Serbinë nuk ka ndonjë vendkalim zyrtar. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark