×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajqinovci kësaj radhe lavdëron Mustafën për ta mbrojtur Kurtin- Nuk i “del e keqja” me opozitën

    Insajderi
    19 October 2024 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës, ish-kryeministri, njëherazi edhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se qeveria Kurti ka arritur të luftojë grupet kriminale dhe të heq barrikadat në veri.

    Sipas Mustafës, në veri tani është një gjendje tjetër, të cilën ai e quan si arritje të përkohshme, derisa edhe ngrit dilema se sa do të jetë e qëndrueshme kjo.

    Lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci.

    Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci tha se derisa ish-udhëheqësi i LDK-së ka pranuar këtë gjë, kryetari aktual i kësaj partie refuzon të pranojë këtë realitet.

    Bajqinovci u shpreh se si LDK-ja, ashtu edhe opozita po përpjeket të mohojë arritjet e qeverisë në rikthimin e rendit dhe sigurisë, raporton IndeksOnline.

    “Sot, edhe kryetari i Lumirit, Isa Mustafa, e ka pranuar publikisht se Albin Kurti ka luftuar me vendosmëri kundër bandave kriminale në veri dhe se gjendja atje është dukshëm më e mirë. Ndërkohë, kryetari aktual i LDK-së por edhe opozita vazhdon të refuzojë të pranojë këtë realitet të ri, duke u përpjekur të mohojë arritjet e qeverisë në rikthimin e rendit dhe sigurisë. Rezultatet janë të qarta: Kosova është më e fortë dhe më e sigurt se kurrë më parë!” shkroi Bajqinovci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark