×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bajqinovci nga veriu: Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë

    Insajderi
    21 October 2023 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, Zubin Potokun dhe Zveçanin.

    Ai tha se këto qytete po jetojnë një realitet të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellur ligjshmëri.

    Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë! Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë” ka shkruar Bajqinovci.

    Njoftimi i plotë i Bajqinovcit:

    Një vizitë në fundjavë, siç shihet në pikë të ditës me mikun tim Sefin, në veriun e Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut, në një realitet krejtësisht të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellur ligjshmërinë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

    Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë! Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark