×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bajrami: Jemi opozitë që nuk shkojmë me gaz llotsjellës në Kuvend

    Insajderi
    20 February 2024 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se partia nga vie ajo nuk është opozitë që shkon me gazë lotsjellës në Kuvend.

    ”Nuk jemi sikur ata që shkojnë me gaz lotsjellës në Kuvend, nuk do t’i gjuajmë me molotov policët dhe institucionet, nuk do të thyejmë vetura sikur mua që më është thyer mua”, tha Bajrami në RTV 21.

    Ajo u shpreh optimiste ndaj partisë prej të cilës vie.

    ”Jemi shumë të sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do jemi fitues”, tha Bajrami.

    Më tutje ajo tha se LDK-ja sondazhet i bën nga institucione të pavarura e jo nga aktivistë politik.

    ”LDK-ja nuk po i bën sondazhet me aktivistët e vet, po bëhen nga institucione kryesisht të pavarura”, tha Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    01 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark