Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami duke folur për mos miratimin e ligjit për investime strategjike, ka deklaruar se në momentin që PDK nuk e mbështet këtë projektligj, kryeministrit dhe askujt tjetër në LDK nuk do t’i konvenonte të qëndrojë në një koalicion që vepron në dëm të vendit.
Ajo në emisionin “Info 3 Live”, tha se nuk duhet të shikohet interesi i asnjë grupi por interesi i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës, njofton televizioni publik.
Së fundi, projektligji për Investime Strategjike nuk ka mundur të votohet në Kuvendin e Kosovës pasi nuk mori mbështetjen e deputetëve