×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bajrami për ministren Nagavci: I paska bë kërrsh përqindjet, s’din njeri a me qeshë a me qajtë

    Insajderi
    21 March 2024 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministrja Arbërie Nagavci i ka bërë “kërrsh” përqindjet.

    Bajrami në një postim në Facebook, i ka reaguar Nagavcit pas një deklarate që kjo e fundit kishte bërë në KTV se “çerdhet e reja në përqindje në tri vite qeverisje, janë 850 për qind më shumë se sa që janë realizuar gjatë periudhës 2003-2020”.

    Bajrami ka shtuar se sipas saj i bie që gjatë viteve 2003-2020 është ndërtuar një gjysmë çerdhe e më pas është rritur numri në 4.

    “Këta a janë analfabetë funksional apo na trajtojnë të gjithëve si të tillë?! Ministrja Nagavci paska thënë më KTV se gjatë mandatit të saj janë ndërtu 850% me shumë çerdhe se në gjatë viteve 2003-2020, sipas saj i bie që prej vitit 2003 deri në vitin 2020 në Kosovë është ndërtu një gjysmë çerdhe, kjo mandej e ka rritë numrin për 850%, pra prej 1/2 tash janë bë 4. Për besë s’din njeri a me qeshë a me qajtë”, ka shkruar Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark