×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami thotë se caktimi i vlerës së koeficientit është ulje e pagave për një pjesë të zyrtarëve publik

    Insajderi
    09 February 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami sot në seancën plenare të Kuvendit ka folur edhe njëherë për përcaktimin e vlerës së Koeficientit prej 105 eurove dhe inflacionin që po ndodhë ditëve të fundit në Kosovë.

    Ajo ka thënë se me përcaktimin e kësaj vlerë të koeficientit dhe ligjit të ri të pagave ka rënie të pagës.

    Bajrami ka thënë se LDK-ja nuk është pajtuar me vlerën e koeficientit prej 105 eurosh, pasiqë sipas saj në këtë kohë krize, Qeveria me këtë përcaktim të kësaj vlere ka thyer premtimin për të ndihmuar qytetarët e vendit ën rritjen e kostos së jetesës.

    “Përcaktimi i kësaj vlerë të koeficientit është ulje e pagave për një pjesë të konsiderueshme të zyrtarëve në sektorin publik”, ka thënë Bajrami.

    Tutje, ajo ka theksuar se nëse shikohet inflacioni që ishte në 12 muajt e fundit edhe vazhdon të jetë edhe sot, nënkupton automatikisht ulje të pagave.

    Bajrami ka theksuar se si parti kanë propozuar që vlera e koeficientit të ishte 125 euro.

    “Në bazë të informata që kemi ne, ky ligj i ka thelluar dallimet. Me këtë ligj të pagës është prekur edhe sektori i drejtësisë, janë ulur pagat në Universitetet Publike etj.”, ka thënë tutje ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark