×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Baleti Kombëtar i Kosovës do të performojë në ShBA dhe Austri

    Insajderi
    24 August 2023 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Baleti Kombëtar i Kosovës çdo ditë e më shumë po avancohet dhe synim kryesor mbeten skenat e mëdha botërore.

    Por këtë vit për herë të parë balerinë nga Baleti i Kosovës do të udhëtojnë në New York (ShBA), ku do të prezantohen me shfaqjen “Migrimi“.

    Përveç kësaj shfaqjeje, është paraparë që të performojë edhe në Austri me shfaqjen “Correr o Fado”.

    Balerina Aulonë Nuhiu në videon e publikuar nga Ministria e Kulturës thotë se kjo është arritur me përkushtimin e madh të balerinëve të Kosovës.

    Ajo tha se do të vazhdojnë edhe më tej përpjekjet për të arritur rezultate më të larta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark