Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është ndër mbështetësit kryesor të Ballkanit. I pari i komunës së Suharekës ka udhëtuar së bashku me skuadrën e Ballkanit për në Praga, shkruan Insajderi.
Muharremaj në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet i ulur fare pranë trajnerit Ilir Dajës dhe futbollistëve, duke dëgjuar me vëmendje analizën para ndeshjes me Slavia Pragën në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ballkani sonte zhvillon ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Slavia Pragës.
Me fillim të orës 18:45 ndeshja do të nis.
Kujtojmë që pas ndeshjeve të xhiros së parë, Grupi G është i balancuar me katër skuadrat si Ballkani, Slavia Pragë, CFR Cluj e Sivaspor që kanë nga një pikë. /Insajderi/