Insajderi
Lajme

“Ballisti” i shpëton burgut

Insajderi
15 July 2016 - 17:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata e Tiranës vendosi sot dënimin me 2 vjet burg për Ismail Morinën, tifozin e njohur si “Ballist” Morina.

Ai u fajësua për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, për shkak të një arme që iu gjet me vete dy ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi në tetor 2015, shkruan Panorama-sport, transmeton Insajderi.

Dënimi i tij u ul në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, por “Ballisti” nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë atë në liri me kusht për një periudhë 18 mujore.

Në të njëjtin vendim, gjykata urdhëroi lirimin e “Ballistit” nga masa e sigurisë “arrest shtëpie” në të cilën ai qëndroi gjatë gjykimit.

Ai njihet ndryshe si “Ballistit” Morina dhe u bë i njohur pas uljes së dronit në stadiumin e Beogradit në tetor të vitit 2014, gjatë kohës kur po luante ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2016”. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark