×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani fiton me rezultat të pastër kundër Fushë Kosovës

    Insajderi
    27 September 2023 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ballkani ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës.

    Kampionët aktual e nisën në sulm takimin, duke krijuar raste për golin e epërsisë.

    Goli i epërsisë erdhi në minutën e 27-të kur Bleart Tolaj shënoi për 1-0.

    Pak pa u mbyllur pjesa e parë Ballkani shënoi edhe njëherë me Edvin Kuç për 2-0.

    Në pjesën e dytë nuk kishte më gola të tjerë, pasi Ballkani arriti ta menaxhojë rezultatin nga pjesa e parë.

    Me këtë fitore Ballkani ka 16 pikë dhe mban pozitën e parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark