×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani me paraqitje spektakolare në ‘Fadil Vokrri’, e deklason kundërshtarin bjellorus

    Insajderi
    24 August 2023 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani po vazhdon me formën e lartë në garat evropiane, teksa sonte e fitoi përballjen e parë ndaj BATE Borisovit, në kuadër të fazës së “Play-Off”-it në Ligën e Konferencës.

    Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi me rezultatin 4:1. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

    Kampioni i Kosovës e nisi më mirë ndeshjen, por ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi përmes Denis Laptev, i cili shënoi në minutën e dhjetë.

    Ballkani nuk e ndali presionin dhe krijoi raste për të shënuar, por golin e barazimit e gjeti në minutën e 31-të.

    Ishte Bajram Jashanica që shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi të Lorenc Trashit.

    Baras u mbyll pjesa e parë, teksa suharekasit vazhduan me ritëm të lartë edhe në pjesën e dytë, të cilën e dominuan në tërësi.

    Përforicimi i kësaj vere, Bleart Tolaj, ishte ai që “shpërtheu” duke shënuar golat e parë me fanellën e Ballkanit.

    Tolaj shënoi fillimisht me kokë në minutën e 58-të pas harkimit të Armend Thaqit. Edhe në minutën e 66-të ishte Tolaj që iu përgjigj më së miri një harkimi të Thaqit.

    Armend Thaqi në fund e vulosi fitoren e “portokallezinjve” me një gol të shënuar nga distanca. Goditja e tij më shumë ishtë në formë harkimi, por që përfundoi pastaj në rrjetë pasi nuk u devijua nga askush.

    Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Budapest. Skuadra fituese do të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës.

    Ballkani këtë arritje e kishte regjistruar vitin e kaluar dhe tani duket shumë afër për ta përsëritur këtë sukses.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark