×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani merr vendin e parë me fitoren ndaj Drenicës – Drita dhe Dukagjini ndajnë pikët

    Insajderi
    16 April 2023 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ballkani ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superliga e Kosovës.

    Pas gjysmë ore lojë, kampioni në fuqi i elitës së futbollit kosovar kaloi në epërsi me golin e Edvin Kuç.

    Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat patën raste të mira shënimi, por shpërdoruan mundësitë.

    Kurse në ndeshjen tjetër të luajtur në Klinë, Dukagjini dhe Drita kanë barazuar pa gola.

    Kjo fitore për Ballkanin është jetike në garën për titull, pasi janë lider me 58 pikë, një më shumë se Drita. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark